Serbia ka pranuar marrëveshjen për kufijtë dhe - do ndryshime

24 Shtator 2012 - 18:12      

Shefi i ekipit negociator të Beogradit për bisedime me Prishtinën Dejan Paviçeviq ka deklaruar sot me këmbimin e letrave me Komisionin Evropian Serbia ka konfirmuar se pranon marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve (IBM).

Bruksel, 24 shtator – Shefi i ekipit negociator të Beogradit për bisedime me Prishtinën Dejan Paviçeviq ka deklaruar sot me këmbimin e letrave me Komisionin Evropian Serbia ka konfirmuar se pranon marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve (IBM).

"Në përputhje me atë që është marrë vesh kryenegociatori paraprak Borislav Stefanoviq, i kam dërguar letër përfaqësueses së Lartë të BE Catherine Ashton në të cilën kam konfirmuar se Qeveria e Serbisë e pranon protokollin teknik për menaxhimin e integruar të kufirit të cilin e kishte parafuar negociatori paraprak në emër të Qeverisë”, ka deklaruar ai për agjencinë Tanjug.

Ai ka shtuar se implementimi do të fillojë menjëherë me formimin grupeve të punës. "Përmes grupeve të punës do të përpiqemi që disa zgjidhje t’i ndryshojmë, t’i përmirësojmë dhe t’i  bëjmë më pak problematike, përkatësisht më të pranueshme për Serbinë”, ka përfudnuar Paviçiviq.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...