Parandalimi i dhunës në familje kushton

24 Shtator 2012 - 14:46      

Është paraqitur kostoja e parandalimit të dhunës në familje, mbrojtjes së viktimave, ndjekjes penale të autorëve si dhe përkrahjen në rehabilitimin e tyre. Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës në bashkëpunim me UNDP-në si dhe me mbështetjen e Ambasadës se Mbretërisë së Holandës në Kosovë, me temën “Me ç’farë çmimi?”, kanë paraqitur raportin “Alokimet buxhetore për zbatimin e kornizës ligjore kundër dhunës në familje”.

Prishtinë, 24 shtator - Është paraqitur kostoja e parandalimit të dhunës në familje, mbrojtjes së viktimave, ndjekjes penale të autorëve si dhe përkrahjen në rehabilitimin e tyre. Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës në bashkëpunim me UNDP-në si dhe me mbështetjen e Ambasadës se Mbretërisë së Holandës në Kosovë, me temën “Me ç’farë çmimi?”, kanë paraqitur raportin “Alokimet buxhetore për zbatimin e kornizës ligjore kundër dhunës në familje”.

Zëvendës Ministri i Drejtësisë, Daut Xhemajli, i cili është edhe koordinator nacional për implementimin e këtij programi, ka thënë se shërbimet për vitin 2011 që ndërlidhen me adresimin e dhunës në familje kanë kushtuar rreth 3 milionë euro, nga të cilat mbi 1 milion e 900 mijë janë të buxhetit të shtetit dhe mbi 1 milion e 360 mijë të tjera nga donatorët. Ndërsa Osnat Lubrani, nga UNDP-ja, ka thënë se edhe se ka pasur progres në luftimin e dhunës në familje, megjithatë duhet bërë përpjekje shtesë në luftimin e kësaj dukurie. Sipas saj ky raport duhet të shërbej si burim mbi mbledhjen e të dhënave dhe gjetjen e resurseve për luftimin e rasteve të dhunës në familje ku sipas saj, shumicën e rasteve femrat janë viktimat.

Sipas Këshillit te Evropës dhuna në familje është shkaktari kryesor i vdekjes dhe paaftësimit të grave në moshën mes 16 deri 44 vjeç në Evropë. Ndërsa në Kosovë sipas këtij raporti, dhuna në familje përbën formën më të përhapur të dhunës në baza gjinore.



 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...