Libia shpërbën grupet e armatosura

23 Shtator 2012 - 20:39      

Autoritetet libiane kanë vendosur të shpërbëjnë të gjitha forcat e armatosura dhe milicitë, të cilat nuk i takojnë autoritetit të shtetit.

Tripoli, 23 shtator - Autoritetet libiane kanë vendosur të shpërbëjnë të gjitha forcat e armatosura dhe milicitë, të cilat nuk i takojnë autoritetit të shtetit.

Ky veprim erdhi pasi që banorët e Bengazit ishin rebeluar kundër grupeve të armatosura në valën e përleshjeve, me ç’rast vdiqën së paku 11 persona dhe u plagosën më shumë se 70 të tjerë.

Vendimin për shpërbërjen e grupeve të armatosura e kumtoi kryetari i parlamentit kombëtar, Mohamed el Megarief. Autoritetet po ashtu vendosën që të themelojnë, siç kanë thënë ato, “një shtab operativ” në Bengazi, i cili do të bashkojë ushtrinë dhe forcat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme që janë të përbëra nga ish-kryengritës.

Njoftimi erdhi pasi dy grupe paramilitare islamike, Abu Slim dhe Ansar al-Sharia thanë se do t'i ulin armët dhe do të braktisin bazat e tyre në qytetin lindor të Dernas.
comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...