Aksident i rëndë në Gjirokastër, 3 të vdekur, 8 të plagosur

23 Shtator 2012 - 14:56      

(E plotësuar) - Një aksident i rëndë, me pasojë 3 të vdekur dhe 8 të plagosur ka ndodhur rreth orës 14:00 në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur Vanister. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se si pasojë e përplasjes së tri automjeteve ka humbur jetën mjeku i spitalit të Gjirokastrës, Tahir Bitri, një grua e identifikuar si Sose Nikolla, 70 vjeçe nga Golemi, si dhe Shpëtim Çela, 26 vjeç, nga Korça, i cili ka vdekur në spital, transmetojnë mediumet shqiptare.

Gjirokastër, 23 shtator (E plotësuar)  -  Një aksident i rëndë, me pasojë 3 të vdekur dhe 8 të plagosur ka ndodhur rreth orës 14:00 në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur Vanister. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se si pasojë e përplasjes së tri automjeteve ka humbur jetën mjeku i spitalit të Gjirokastrës, Tahir Bitri, një grua e identifikuar si Sose Nikolla, 70 vjeçe nga Golemi, si dhe Shpëtim Çela, 26 vjeç, nga Korça, i cili ka vdekur në spital, transmetojnë mediumet shqiptare.

Plagë kanë marrë të gjithë personat e tjerë që udhëtonin në automjetet e përfshira në aksident, një “Ford Fokus”, një furgon me pasagjerë, dhe një “Renault Clio”.

Mësohet se furgoni me pasagjerë, që drejtohej nga Xhevair Likaj, u përplas fillimisht me veturën Ford, që drejtohej nga Entela Bitri, dhe më pas me veturën Renault.

Të aksidentuarit që kanë marrë plagë më të rënda janë transportuar me helikopter për në Spitalin Ushtarak të Tiranës. 

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur transportimin e të gjithë të plagosurve drejt spitalit “Omer Nishani”, prej ku mësohet se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë policia vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...