“Dodona” gati për Festivalin e Teatrove të Kukullave

23 Shtator 2012 - 12:28      

Skena e teatrit e “Dodonës” është gati për të pritur trupa nga vendi e rajoni. Përgatitjet për edicionin e dytë të Festivalit të Teatrove të Kukullave tashmë janë bërë. Për dallim nga edicioni i kaluar, kur festivali ishte mbarëkombëtar - sivjet do të marrin pjesë edhe teatro nga vendet

Prishtinë, 22 shtator - Skena e teatrit e “Dodonës” është gati për të pritur trupa nga vendi e rajoni. Përgatitjet për edicionin e dytë të Festivalit të Teatrove të Kukullave tashmë janë bërë. Për dallim nga edicioni i kaluar, kur festivali ishte mbarëkombëtar - sivjet do të marrin pjesë edhe teatro nga vendet e rajonit. Janë tri trupa të njohura që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në festivalin treditor i cili nis të mërkurën e 26 shtatorit. Festivali i vetëm i këtij lloji në Kosovë nuk ka karakter garues. “Në festival do të marrin pjesë edhe Teatri i Qytetit të Prishtinës -‘Dodona’, Teatri Kombëtar i Fëmijëve nga Tirana, teatri i kukullave ‘A.Z. Çajupi’ nga Korça, si dhe Teatri i Dramës dhe i Kukullave nga Vraca e Bullgarisë”, ka thënë menaxheri i teatrit “Dodona”, Valdet Rama. Mysafirë specialë do të vijnë nga Pogradeci dhe Elbasani.

Drejtori i teatrit “Dodona”, Agron Shala, ka thënë se ky festival ka rëndësi të madhe, nga vetë fakti që është i vetmi i këtij lloji që mbahet në Kosovë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...