Ministri Rashiq i hedh poshtë statistikat e papunësisë

23 Shtator 2012 - 08:38      

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, ka hedhur poshtë statistikat e publikuara të premten nga raporti përfundimtar i regjistrimit të popullsisë, të cilat flasin për 44.9 për qind papunësi. Sipas tij, papunësia në Kosovë është më e vogël sesa që paraqitet në raport

Prishtinë, 23 shtator - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, ka hedhur poshtë statistikat e publikuara të premten nga raporti përfundimtar i regjistrimit të popullsisë, të cilat flasin për 44.9 për qind papunësi. Sipas tij, papunësia në Kosovë është më e vogël sesa që paraqitet në raport. Ai ka theksuar se raporti u referohet të dhënave të vitit 2011, përderisa numri zyrtar i punëkërkuesve, element ky në të cilin bazohet ministria, sipas ministrit Rashiq, është shumëfish më i vogël bazuar në të dhënat e këtij viti. Mirëpo bazuar në raportin e regjistrimit të popullsisë, prej 508.100 banorëve që janë të aftë për punë, 44.9 për qind janë të papunë. Kosova ka 227.646 banorë të papunë, përderisa të punësuar konsiderohen 280.454 persona.

“Nuk po e kundërshtoj raportin, mirëpo të dhënat e prezantuara në raportin e regjistrimit të popullsisë janë të bazuara në raporte të mëparshme, dhe jo në raportet e fundit që i ka Ministria nga projekti për databazën e punëkërkuesve”, ka thënë të shtunën Rashiq.



Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...