Kriza ekonomike, Greqia çmonton anije dhe tërheq aeroplanë

22 Shtator 2012 - 13:14      

517 milionë euro aspiron të shpëtojë Greqia me shkurtimet drastike në fushën e Mbrojtjes, një nga fushat të cilës Athina i ka kushtuar vëmendje të madhe dhe shpenzime marramendëse, sidomos për shkak të raporteve të tensionuara me Turqinë. Sipas gazetës greke Proto Thema

Athinë, 22 shtator - 517 milionë euro aspiron të shpëtojë Greqia me shkurtimet drastike në fushën e Mbrojtjes, një nga fushat të cilës Athina i ka kushtuar vëmendje të madhe dhe shpenzime marramendëse, sidomos për shkak të raporteve të tensionuara me Turqinë. Sipas gazetës greke Proto Thema, Ministria e Mbrojtjes ka vendosur të mbyllë 55 reparte ushtarake, 15 qendra të rekrutëve, madje edhe të tërheqë 47 aeroplanë të tipit A7 Corsair dhe RF4, 11 luftanije, ndër të cilat 2 fregata, 3 minalëshues, një cisternë dhe 400 tanke të tipit M48 dhe M60. Zyrtarët e Mbrojtjes thonë se nga tërheqja e avionëve dhe anijeve të vjetra do të fitohen shuma drastike, raporton Balkanweb.

Me vendim të ministrit Panos Panajotopulos, hiqet plotësisht programet e armatimit me vlerë 104 milionë euro. Në shkurtimet operative me vlerë 80 milionë euro përfshihen mbyllja e reparteve dhe kampeve, të cilat së bashku me pronat e Ministrisë së Mbrojtjes do të përdoren nga shteti për rritjen e të ardhurave.

Do të reduktohet gjithashtu numri i studentëve të regjistruar në shkollat e Forcave të Armatosura me 30% dhe i oficerëve, ulje që do të rezultojë në kursime të konsiderueshme për 40 vjetët e ardhshme. Në paketën e kursimeve përfshihet edhe ulja e pagave të ushtarakëve dhe atyre në pension, e vendosur tashmë. Ministria thotë se shkurtimet kursejnë plot 2 miliardë euro, krahasuar me buxhetin e vitit 2009.

Sipas zyrtarëve, këto shkurtime nuk prekin nivelin e lartë të aftësisë parandaluese dhe efektivitetin luftarak të forcave të armatosura greke.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...