Filmi “Pafajësia e myslimanëve” mbase nuk ekziston fare?

22 Shtator 2012 - 12:39      

Filmi i autorit Nakula Baselei Nakula "Pafajësia e myslimanëve”, që ka shkaktuar protesta të mëdha antiamerikane anembanë botës, mbase nuk ekzton fare, njoftuan disa mediume amerikane

Los Angeles, 22 shtator – Filmi i autorit Nakula Baselei Nakula "Pafajësia e myslimanëve”, që ka shkaktuar protesta të mëdha antiamerikane anembanë botës, mbase nuk ekzton fare, njoftuan disa mediume amerikane, ndër të cila edhe “Hollywood Reporter”, e cila konkludon se pos një trejleri prej 14 minutave në YouTube, askush num e ka parë filmin kontestues.Nakula ka deklaruar se filmi është shfaqur në kinemanë Vine në Hollywwo, me titullin “Pafajësia e Bin Ladenit”, por të punësuarit në atë kinema i kanë thënë gazetës Los Angeles Times se askush, madje as autori Nakula nuk ka qenë në projeksion.

“Filmi nuk ekziston. Kohë të gjatë e kemi kërkuar të plotë por nuk ia kemi dalë ta gjejmë”, deklaroi Marium Mohiudin nga Këshillit për punë publike myslimane, i ili këshillon producentët filmikë si të prezantojnë në mënyrë të drejtë myslimanët.

Video në YouTube, me titullin “Pafajësia e myslimanëve 74 minuta”, në fakt është vetëm trejler në kohëzgjatje prej 14 minutave që përsëriten vazhdimisht, kurse e ka zbuluar televizioni satelitor Al-Nas.

Në mbi 20 shtete, në demonstratat e dhunshme antiamerikane dhe antiperëndimore  për shkak të këtij filmi, që thuhet se fyen myslimanët, kanë humbur jetën mbi 35 persona.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...