Cana, Shaqiri, Xhaka e Behrami i shkruajnë FIFA-s për Kosovën

22 Shtator 2012 - 12:16      

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, dhe ata të Kombëtares zvicerane, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami janë në mesin e futbollistëve që kanë mbështetur fushatën e Kosovës për të drejtën e saj për të luajtur në ndeshjet futbollistike ndërkombëtare

Prishtinë, 22 shtator - Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, dhe ata të Kombëtares zvicerane, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami janë në mesin e futbollistëve që kanë mbështetur fushatën e Kosovës për të drejtën e saj për të luajtur në ndeshjet futbollistike ndërkombëtare. Lojtarët kanë nënshkruar një deklaratë, e cila i është dërguar presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter, si pjesë e kërkesës së Federatës së Futbollit të Kosovës që ekipet e saj të lejohen të luajnë ndeshje miqësore ndërkombëtare.

“Ne mbështesim plotësisht dhe pa kushte të drejtën e futbollistëve dhe klubeve nga Kosova që të luajnë futboll ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën, një kopje e së cilës i është dërguar agjencisë Reuters.

“Kosova një shtet i njohur nga 91 shtete në 6 kontinente dhe e pranuar nga organizatat si FMN dhe Banka Botërore, nuk mund të krahasohet me territoret tjera në Evropë dhe gjetkë, që aktualisht po pretendojnë pjesëmarrje të njëjtë në futbollin ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë.

“Ne mbështesim FFK-në në këtë betejë për zbatimin e parimeve që gjenden në statutet e FIFA-s: drejtësi, respekt, mosdiskriminim, refuzim të ndërhyrjes politike dhe universalitet në futboll”.

Shaqiri, i cili luan tashti për Bayern München, Xhaka për Borussia Mönchgladbach dhe Behrami e Cana për Lazion, kanë rrënjë kosovare.

Edhe pesë futbollistë të tjerë shqiptarë kanë nënshkruar deklaratën, përfshirë futbollisten që luan për kombëtaren gjermane, Fatmire Bajramaj.

FIFA është pajtuar në parim në muajin maj që ta lejojë Kosovën të luajë ndeshje miqësore, derisa pritet që të martën e ardhshme të takohet për të diskutuar mënyrën se si ta zbatojë këtë vendim.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...