Nadal mund ta përfundojë karrierën

21 Shtator 2012 - 22:32      

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal vazhdon të ketë probleme dhe nuk luan prej tre muajsh. Dëmtimi i gjatë e ka çuar spanjollin në pesimizën, dhe ai madje mendon edhe një tërheqje të parakohshme nga terrenet e tenisit.Nadal mund ta përfundojë shumë më shpejt nga sa ishte menduar

Madrid, 21 shtator - Tenisti spanjoll, Rafael Nadal vazhdon të ketë probleme dhe nuk luan prej tre muajsh. Dëmtimi i gjatë e ka çuar spanjollin në pesimizën, dhe ai madje  mendon edhe një tërheqje të parakohshme nga terrenet e tenisit.Nadal mund ta përfundojë shumë më shpejt nga sa ishte menduar karrierën e tij. Dëmtimi në gju duket se e ka detyruar spanjollin, aktualisht numrin 4 në botë, që të mendojë për një largim nga sporti.

“Nuk e di ende për sa kohë do të luaj tenis, po mendohem për shumë gjëra”, ka qenë deklarata befasuese e lëshuar nga Nadal, në një ceremoni të zhvilluar në Madrid, ku ai merrte trofeun e personazhit sportiv më të dashur në Spanjë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...