Gosling do të paraqitet në filma erotikë

21 Shtator 2012 - 21:47      

Aktori Ryan Gosling, i cili u bë i famshëm në saje të rolit në dramën romantike “Notebook”, po shqyrton mundësinë të pranojë rolin kryesor në ekranizimin e librave erotikë “Fifty Shades Of Grey”.Një nga yjet më të pashëm të Hollywoodit, Ryan Gosling mund të luajë

Miami, 21 shtator - Aktori Ryan Gosling, i cili u bë i famshëm në saje të rolit në dramën romantike “Notebook”, po shqyrton mundësinë të pranojë rolin kryesor në ekranizimin e librave erotikë “Fifty Shades Of Grey”.Një nga yjet më të pashëm të Hollywoodit, Ryan Gosling mund të luajë në filmin erotik “Fifty Shades Of Grey”.

Në fakt, “Fifty Shades Of Grey” aktualisht është libri më i popullarizuar në botë për shkak të përmbajtjes së vet provokuese, raporton RTL. Historia në libër kryesisht bën fjalë për brutalitet, seks sadomazohist, dhe kështu duhet të jetë edhe filmi.

Producenti i filmit do të preferonte që në këtë rol ta shihte Ryanin, i cili në qilimin e kuq në Toronto pranoi se është menduar në lidhje me pranimin ose jo të këtij roli.

“Unë nuk e kam lexuar ende librin, kështu që nuk mund të bëj ndonjë koment në lidhje me këtë rol. A do ta pranoj rolin apo jo mbetet të shihet”, tha Gosling për portalin kanadez, “E.T. Canada”.

Por, mbetet të shihet edhe se a do të pranojë e fejuara e aktorit, Eva Mendes, që i dashuri i saj, me të cilin shumë shpejt pritet të shkojë para altarit, të shkojë në shtrat me një femër tjetër.



 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...