Shtime, veturat zyrtare pa shenja identifikuese

21 Shtator 2012 - 21:44      

Disa nga veturat zyrtare të Komunës së Shtimes nuk identifikohen si zyrtare, shkaku i mungesës së logos. Ndaj sipas kësaj çështjeje ato mund të përdoren edhe për interesa private nga zyrtarët komunal. Ahmet Ahmeti, këshilltar i LDK-së, ka thënë se vetura zyrtare duhet të

Shtime, 21 shtator – Disa nga veturat zyrtare të Komunës së Shtimes nuk identifikohen si zyrtare, shkaku i mungesës së logos. Ndaj sipas kësaj çështjeje ato mund të përdoren edhe për interesa private nga zyrtarët komunal. Ahmet Ahmeti, këshilltar i LDK-së, ka thënë se vetura zyrtare duhet të identifikohet në bazë të logos. “Veturat janë të nevojshme për kryerjen e detyrave zyrtare në shërbim të qytetarëve, ndaj në bazë të logos veturat duhet të identifikohen se janë pronë e Komunës, ndaj disa nga këto vetura nuk kanë logo dhe nuk identifikohen si vetura zyrtare dhe, duke u nisur nga kjo, mendoj se këto vetura mund të përdoren edhe për punë private.

“Pushteti lokal i Shtimes ka bërë një gabim administrativo- juridik që faktikisht këto gjera duhet të ndiqen me ligj, sepse mungesa e logos nëpër vetura zyrtare po na lë çdo herë për të dyshuar dhe kjo çështje për LDK-në është e pa pranueshme”,ka deklaruar Ahmeti.

Gjithashtu edhe Shaban Halimi, këshilltar i LDD-së, ka këshilluar pushtetin lokal të Shtimes që sa më shpejt t’i rregullojnë veturat zyrtare me logo. “Është e domosdoshme që veturat zyrtare pos numrit të targave duhet të identifikohen edhe me logo, sepse shumica e qytetarëve mendojnë se po keqpërdorën veturat e Komunës, ndaj për të mos dyshuar opinioni, Komuna e Shtimes duhet sa më shpejt t’i rregullojë logot e veturave zyrtare dhe të identifikohen se ato janë në shërbim të qytetarëve”, ka bërë të ditur Halimi.

Mungesën e logos në veturat zyrtare e konfirmon edhe vetë kreu Komunal i Shtimes Naim Ismajli. “Komuna e Shtimes ka gjithsej 7 vetura zyrtare dhe kamë njohuri se disa nga këto nuk kanë logo të Komunës, por ajo që e identifikon një veturë zyrtare është numri i targave. Mirëpo në një takim me drejtorin e përgjithshëm të Administratës komunale, Ekrem Reçica, kamë kërkuar që sa më shpejt të vendosen logot në veturat zyrtare. Mungesa e logos në vetura ndodh në rastet kur hiqen veturat e vjetra nga përdorimi dhe blihen vetura të reja, por gjatë kohës derisa të vendosën logot mbi veturat e reja asnjë veturë zyrtare nuk mund përdoret për interesa personale”, ka sqaruar Ismajli.











 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...