Pak ka pak, kapakët sjellin 50 karroce për individët në nevojë

21 Shtator 2012 - 20:52      

Pas gati një viti përpjekjesh për grumbullimin e kapakëve të plastikës, janë shënuar edhe rezultatet e para. Studentët e Universitetit Amerikan, të cilët njëherësh janë edhe koordinatorët e këtij projekti, kanë bërë prezantimin e 50 karrocave që janë siguruar nga mbledhja

Prishtinë, 21 shtator - Pas gati një viti përpjekjesh për grumbullimin e kapakëve të plastikës, janë shënuar edhe rezultatet e para. Studentët e Universitetit Amerikan, të cilët njëherësh janë edhe koordinatorët e këtij projekti, kanë bërë prezantimin e 50 karrocave që janë siguruar nga mbledhja e kapakëve të plastikës. Mrika Aliu, nga AUK-u, ka thënë se tashmë janë identifikuar familjet të cilat kanë nevojë për një karrocë të tillë. “Me kapakët që janë grumbulluar në Kosovë është arritur të sigurohen 25 karroca, kurse 25 karroca të tjera janë dhuratë nga populli i Turqisë”, ka thënë aktivisti Korab Ahmeti.

Projekti për grumbullimin e kapakëve ka qenë ide e Kushtrim Ahmetit, i cili studion në Turqi, fushatë kjo që është mbështetur edhe nga grupi “Koha”.



 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...