Kohavisioni mbushi 12 vjet, starton me “Oksigjen”

21 Shtator 2012 - 20:43      

Televizioni më alternativ në Kosovë, Kohavision ka lënë pas vetes 12 vjet të suksesit, të sfidës dhe të vështirësive, duke ecur gjithmonë me kohën. Gjatë kësaj periudhe të ekzistimit, KTV-ja mbetet lider në informimin e shpejtë dhe të pavarur. Kohavisioni nisi punën

Prishtinë, 21 shtator - Televizioni më alternativ në Kosovë, Kohavision ka lënë pas vetes 12 vjet të suksesit, të sfidës dhe të vështirësive, duke ecur gjithmonë me kohën. Gjatë kësaj periudhe të ekzistimit, KTV-ja mbetet lider në informimin e shpejtë dhe të pavarur. Kohavisioni nisi punën me një staf shumë më të vogël për të prodhuar vetëm 2 orë program në ditë.

Me gjithë sfidat dhe vështirësitë, KTV-ja shumë shpejt arriti të prodhonte 24 orë program, duke sjellë në skenë programe atraktive. Kohavisioni vazhdimisht është konsideruar si televizioni më alternativ në Kosovë, i cili u ka ofruar dhe vazhdon t’u ofrojë shikuesve emisione informative dhe argëtuese, si edhe një hapësirë të madhe me programe sportive.

Në këtë ditëlindje të KTV-së do të nisë së transmetuari edhe emisioni më i shikuar në Kosovë, “Oksigjen”. 

Gjithmonë në kërkim të lajmit, ekipet e KTV-së për më shumë se një dekadë kanë përcjellë ngjarjet më të mëdha.  Në kuadër të Kohavisionit tash e gati 4 vjet funksionon edhe televizioni tjetër informativ, i cili transmeton lajme 24 orë, TV ARTA.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...