Vdes biçiklisti i goditur nga automjeti në Gjakovë

21 Shtator 2012 - 18:56      

Elvi P.(1952), ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 8 e 20 minuta në rrugën “Skënderbeu”. Sipas një informate të policisë, viktima ishte duke ngarë biçikletën, kur nga prapa është goditur nga automjeti që po e voziste

Gjakovë, 21 shtator – Elvi P.(1952), ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 8 e 20 minuta në rrugën “Skënderbeu”. Sipas një informate të policisë, viktima ishte duke ngarë biçikletën, kur nga prapa është goditur nga automjeti që po e voziste një  ri, të cilin më vonë policia e ka identifikuar si Arbër. K. (1989). Pas shkaktimit të incidentit, ai kishte ikur nga vendi i ngjarjes. “Por efektivët policorë menjëherë janë vënë në ndjekje të drejtuesit të automjetit dhe e kanë ndaluar atë në afërsi të spitalit të qytetit të Gjakovës. Ai është arrestuar, i është konfiskuar konfiskuar automjetin me të cilin ka shkaktuar aksidentin dhe me vendim të prokurorit të çështjes  ky i dyshuar është ndaluar”, bën të ditur me anë të një komunikate Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.

Pas konsultimit me Prokurorin dhe kërkesës së familjarëve, trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për ceremoninë mortore.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...