Numri i banorëve në Kosovë është 1.739.825

21 Shtator 2012 - 11:40      

Sipas rezultateve përfundimtare, 1.739.825 është numri i banorëve që jetojnë në territorin e Kosovës, duke përjashtuar komunën e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanin dhe pjesën veriore të Kosovës.

Prishtinë, 21 shtator - Sipas rezultateve përfundimtare, 1.739.825 është numri i banorëve që jetojnë në territorin e Kosovës, duke përjashtuar komunën  e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanin dhe pjesën veriore të Kosovës.

Procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, kishte filluar më 1 prill të vitit të kaluar dhe në disa komuna pat zgjatur më shumë se 15 ditë.

Regjistrimi i fundit në Kosovë, në të cilin kishin marrë pjesë të gjitha etnitë, ishte mbajtur më 1981.

Sipas të dhënave të Entit të Statistikave të Kosovës, në regjistrimin e popullsisë së vitit 1981, Kosova kishte një popullsi prej 1.584.440 banorësh.

Sipas vlerësimit të vitit 1991, në regjistrimin e bojkotuar atëbotë nga shqiptarët, Kosova kishte 1.956.196 banorë(Rel).

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...