Atleti 55 vjeç vazhdon t'i turpërojë djemtë e rinj

21 Shtator 2012 - 09:05      

Moshatarët e tij ka 20 vite që garojnë në konkurrencë të seniorëve. Por, vetë atij nuk i shkon në mend kjo. Ai vazhdon të konkurrojë me të rinjtë, me ata që janë në "kulmin e karrierës" dhe për më shumë, t'i turpërojë ata.

Prishtinë, 21 shtator - Moshatarët e tij ka 20 vite që garojnë në konkurrencë të seniorëve. Por, vetë atij nuk i shkon në mend kjo. Ai vazhdon të konkurrojë me të rinjtë, me ata që janë në "kulmin e karrierës" dhe për më shumë, t'i turpërojë ata.

Atleti Sejdi Blakaj është 55 vjeç, por në fundjavën që shkoi ai u shpall kampion i Kosovës për seniorë në hedhje të diskut. Kjo ishte hera e 33-të rresht që doli kampion i kësaj disipline.

Disku i tij fluturoi për rreth 40 metra, saktësisht 39.35 metra dhe kjo mjaftoi që të çojë dhe një medalje në shtëpi, për t'ua bashkuar qindra të tjerave që për 33 vite karrierë i ka fituar. Pas tij, në hedhje të diskut u renditën Besnik Rrustemi i Trepçës me 37.80 dhe Nexhat Shabani, po ashtu i Trepçës me 36.03 m.

"Ishte konkurrencë e fortë, nuk e mbaj mend të ishte e tillë ndonjëherë", tha Blakaj të enjten (më gjerësisht sot në “Koha Ditore”).

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...