Ulet papunësia në Shqipëri

20 Shtator 2012 - 13:25      

Papunësia në nivel kombëtar ka shënuar rënie. Ky është konstatimi që jep Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, sipas drejtuesve të së cilës turizmi ka rritur punësimin sezonal. Ministria, duke iu referuar edhe shifrave të INSTAT thekson se në sektorin e turizmit janë regjistruar dhe ushtrojnë aktivitet 17,113 subjekte. Po, sipas burimeve të ministrisë gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti rritje ka shënuar edhe punësimi në sektorë si teknologjia e informacionit, industrisë përpunuese dhe ajo e shërbimeve. Për periudhën janar-korrik 2012 në

Tiranë, 20 shtator   - Papunësia në nivel kombëtar ka shënuar rënie. Ky është konstatimi që jep Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, sipas drejtuesve të së cilës turizmi ka rritur punësimin sezonal. Ministria, duke iu referuar edhe shifrave të INSTAT thekson se në sektorin e turizmit janë regjistruar dhe ushtrojnë aktivitet 17,113 subjekte. Po, sipas burimeve të ministrisë gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti rritje ka shënuar edhe punësimi në sektorë si teknologjia e informacionit, industrisë përpunuese dhe ajo e shërbimeve. Për periudhën janar-korrik 2012 në 36 zyrat e punësimit (në të gjithë vendin) janë shpallur 10,000 vende të lira pune, ku 43.8% i përkasin industrisë përpunuese, 12% sektorit të informimit dhe komunikimit, ndërtimit 10.8% dhe shërbimeve 7.67%. Sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, zyrat e punës nëpërmjet shërbimit ndërmjetësues mes kërkesës dhe ofertës në tregun e punës kanë arritur të plotësojnë 70% të vende të lira.

Sipas kësaj drejtorie për periudhën e mbetur të vitit shërbimet publike të punësimit do të jenë të fokusuara tek realizmi i programeve të nxitjes së punësimit, si dhe tek bashkëpunimi më i ngushtë me biznesin me qëllim plotësimin e vendeve të lira me punëkërkues të kualifikuar, veçanërisht në profesionet që janë më të kërkuara sot në treg.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...