“Frigoriferi” - premierë në Ferizaj

20 Shtator 2012 - 10:02      

Shfaqja që për temë ka historinë e dy personazheve të mbyllura në një frigorifer gjatë bombardimeve të NATO-s, do të jepet premierë sonte (e enjte) në Teatrin Profesionist “Adriana Abdullahu” në Ferizaj. Shfaqja nën regji të Fatmir Hysenit e shkruar nga Naser Shatrolli me Dardana Mehmetin e Nexhat Gjoklin në rolet kryesore do të hapë sezonin e ri të këtij teatri.

Prishtinë, 20 shtator - Shfaqja që për temë ka historinë e dy personazheve të mbyllura në një frigorifer gjatë bombardimeve të NATO-s, do të jepet premierë sonte (e enjte) në Teatrin Profesionist “Adriana Abdullahu” në Ferizaj.  Shfaqja nën regji të Fatmir Hysenit e shkruar nga Naser Shatrolli me Dardana Mehmetin e Nexhat Gjoklin në rolet kryesore do të hapë sezonin e ri të këtij teatri.

Dy heronjtë e kësaj drame, Atdheu dhe Liria, të mbyllur në frigorifer tentojnë që ta sfidojnë atë ambient duke e tallur njëri - tjetrin për të fshehur frikën nga ajo që ndodh jashtë frigoriferit. Sipas një komunikate për media të ekipit të shfaqjes, mesazhi i “Frigoriferit” është që të tregojë, se si njeriu dita-ditës po tjetërsohet. “Jemi në provë gjenerale kur po e shtrojmë shfaqjen nëpër të gjitha hallkat skenike dhe shpresojmë se ka për të reflektuar puna jonë zinxhirore”, citohet të ketë thënë Hyseni. Ndërsa, autori i dramës “Frigoriferi” Shatrolli, beson se shfaqja do të dalë mirë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...