Dajaku largohet nga Drenica

19 Shtator 2012 - 11:26      

Mesfushori Taulant Dajaku ka shkëputur bashkëpunimin me skuadrën e Drenicës, të martën. Mësohet se Dajaku është larguar nga skuadra e Drenicës, pasi krerët e klubit i kanë vënë fajin për barazimin 1:1 ndaj Vëllaznimit, në ndeshjen e zhvilluar të hënën në stadiumin "Bajram Aliu" të Skënderajt. "Unë dhe Drenica nuk kemi më asgjë mes vete, pasi edhe zyrtarisht e kemi ndërprerë bashkëpunimin. Vendimi për largim ka ardhur pas mbledhjes që e patëm ku më akuzuan për barazimin me Vëllaznimin", ka deklaruar Da

Skenderaj, 19 shtator - Mesfushori Taulant Dajaku ka shkëputur bashkëpunimin me skuadrën e Drenicës, të martën. Mësohet se Dajaku është larguar nga skuadra e Drenicës, pasi krerët e klubit i kanë vënë fajin për barazimin 1:1 ndaj Vëllaznimit, në ndeshjen e zhvilluar të hënën në stadiumin "Bajram Aliu" të Skënderajt. "Unë dhe Drenica nuk kemi më asgjë mes vete, pasi edhe zyrtarisht e kemi ndërprerë bashkëpunimin. Vendimi për largim ka ardhur pas mbledhjes që e patëm ku më akuzuan për barazimin me Vëllaznimin", ka deklaruar Dajaku. Me këtë barazim, Drenica renditet në pozitën e tetë me pesë pikë të grumbulluara. Ndërsa Vëllaznimi ka tetë pikë dhe zë vendin e katërt në Raiffeisen Superligë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...