Kurdët sulmojnë Turqinë me raketa

18 Shtator 2012 - 18:11      

Krahina e Bingolit ne Turqi, vendi ku ndodhi sulmi me raketa ndaj ushtrisë prej militanteve kurde.

Ankara, 18 shtator - Krahina e Bingolit ne Turqi, vendi ku ndodhi sulmi me raketa ndaj ushtrisë prej militanteve kurde.

Rebelët kurdë vranë të paktën katër ushtarë turq dhe plagosën të paktën 50 të tjerë, në një sulm me raketë ndaj një karvani ushtarak në një krahinë lindore.

Lajmi u konfirmua të martën nga burime zyrtare. Shumica e të plagosurve ndodheshin në një autobus i cili mori flakë, pasi u qëllua në rrugën midis krahinës së Bingolit dhe Musit.

Të plagosurit u dërguan me urgjencë në një spital të zonës, por disa prej tyre janë në gjendje kritike, duke bërë të mundshëm rritjen e bilancit tragjik në orët e ardhshme.

Një zëdhënës i qeverisë u tregua i shpejtë për të fajësuar për këtë sulm Partinë e Punëtorëve Kurdë, një organizatë terroriste sipas Ankarasë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Sulmi ndodhi një ditë pasi kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, publikoi të dhënat e rreth 500 militantëve kurdë të vrarë në një muaj ofensivë të ushtrisë në zonat lindore të vendit, ku është përqendruar popullsia kurde.

Mbi 40 mijë persona kanë humbur jetën që prej vitit 1984, kur PKK u formua dhe shpalli një luftë ndaj Ankarasë zyrtare, me qëllimin e krijimit të një shteti të pavarur kurd.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...