Martinez, pse nuk startoi që nga minuta e parë në Bayern?

17 Shtator 2012 - 21:31      

Gjatë këtij sezoni trajneri bavarez, Jupp Heynckes ka korrigjuar gabimet e atij të kaluar, ndërsa në një analizë të përgjithshme para sfidës ndaj Valencias, nxjerr në pah diferencën e dy viteve, i thur elozhe Javi Martinezit dhe sqaron arsyet pse e ka lënë 40-milionëshin deri tani në stol.

Munich, 17 shtator - Gjatë këtij sezoni trajneri bavarez, Jupp Heynckes ka korrigjuar gabimet e atij të kaluar, ndërsa në një analizë të përgjithshme para sfidës ndaj Valencias, nxjerr në pah diferencën e dy viteve, i thur elozhe Javi Martinezit dhe sqaron arsyet pse e ka lënë 40-milionëshin deri tani në stol. “Para se të niste sfida ndaj Mainzit, bëra një bisedë të hapur me Martinezin. Javi ka dy javë që stërvitet me ekipin dhe procesi i integrimit të tij në skuadër ka nevojë për më shumë kohë, edhe pse ai na ka bindur me kaq pak kohë. Megjithëse, nuk duhet harruar që edhe Gustavo nuk më ka lënë shkak ta ulja në stol, pasi ka shkëlqyer. E kam thënë që Martinez përmbush çdo kriter për ta nisur nga minuta e parë. Ai i jep siguri lojës ndërsa, me inteligjencën që e karakterizon, ndihmon shumë ofensivën. Këtë e ka konfirmuar në të dyja ndeshjet dhe e ka treguar që është superlojtar. Për sa i përket aktivizimit të mërkurën, dua t’ju befasoj. Është shumë pozitive që kemi një skuadër të kompletuar dhe cilësore. Kam gjithnjë opsione, që janë të domosdoshme. Ky është një mësim nga sezoni i kaluar. Por, ndaj Valencias më duhet të kem një skuadër të plotë, ndërsa si Ribery dhe Robben janë të domosdoshëm për ne. Ata kanë pësuar tërheqje muskulore në kofshë dhe duhet të presim ende. Shpresoj që të rikthehen ndaj Valencias”, analizoi trajneri i Bayernit, Jupp Hejcnkes. Ndërkohë, Bayerni i Munichut ka në grup Valencian, Lilën dhe BATE Borisov. Ndaj ekipit spanjoll, bavarezët janë përballur tri herë dhe në të tria sfidat kanë dalë me rezultat 1-1. Kujtojmë që triumfi i fundit në Champions ka qenë pikërisht ndaj spanjollëve në vitin 2001, kur rekordmenët e udhëhequr nga trajneri, Ottmar Hitzfeld fituam me penallti 5- 4 Ligën e Kampioneve ndaj Valencias në Milano.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...