Pesë të arrestuar për vjedhje të drurit industrial

16 Shtator 2012 - 16:36      

Në përpjekje për të ndalur dëmtimin e pyjeve nga vjedhësit ilegalë, policia në Ferizaj ka arrestuar pesë veta nën dyshimin se kanë prerë një masë prej mbi 100 metra kub dru industrial.

Ferizaj, 16 shtator – Në përpjekje për të ndalur dëmtimin e pyjeve nga  vjedhësit ilegalë, policia në Ferizaj ka arrestuar pesë veta nën dyshimin se kanë prerë një masë prej mbi 100 metra kub dru industrial.

Në orët e vonshme të së premtes, patrullat policore kishin marrë informatën se te vendi i  quajtur “Stanet e Gremes” disa persona janë duke pre dru në mënyrë ilegale. Pas shkuarjes në vendin e ngjarjes ata kanë konstatuar se në këtë lokacion është dëmtuar mali dhe se drunjtë ishin ende në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë sigurimin e tyre.  

Ndërkaq të nesërmen, zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë të Komunës së Ferizajt, së bashku  me pylltarët dhe njësitet e hetuesisë të Stacionit Policor në Ferizaj, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është konstatuar se janë prerë rreth 100 metra kub dru industrial.

“Hetuesit policorë, pas hetimeve lidhur me këtë rast, kanë arrestuar pesë persona të dyshuar se kanë kryer këtë vepër penale dhe kanë konfiskuar 4 motosharra, 1 traktor dhe një xhip.

Gjatë bastisjes, tek një i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e llojit TT M57, kalibër 7,62 mm, si dhe dy karikatorë me 17 fishek’”, ka bërë të ditur zëdhënësi i PK-së Agim Gashi.

Me urdhër të Prokurorit, ndaj të pesë të dyshuarve është marrë masa e ndalimit policor prej 48 orësh deri në kompletimin e lëndës.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...