‘Sulmi me miell kundër Berishës’, pezullohen 13 policë

16 Shtator 2012 - 14:02      

Incidenti i të enjtes paradite, ku makina e kryeministrit Sali Berisha u qëllua me qese mielli nga dy ish-të përndjekur politikë, në momentin që po i drejtohej godinës së Parlamentit është shoqëruar me masa ndëshkimore për policët e komisariatit numër 1 në Tiranë

Tiranë, 16 shtator - Incidenti i të enjtes paradite, ku makina e kryeministrit Sali Berisha u qëllua me qese mielli nga dy ish-të përndjekur politikë, në momentin që po i drejtohej godinës së Parlamentit është shoqëruar me masa ndëshkimore për policët e komisariatit numër 1 në Tiranë.Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se me urdhër të Drejtori të Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgaj 13 polici të këtij komisariati janë pezulluar nga detyra, mes të cilëve janë edhe komandanti i grupit dhe shefi i rendit në komisariatin numër 1, transmeton BW.Të prekurit nga ky vendim do të kalojnë në komisionin e disiplinës për t’iu nënshtruar masave për mosndërhyrje e mos neutralizim të dy personave që goditën makinën e kryeministrit. Ngjarja në fjalë ndodhi paraditen e të enjtes kur, ish të përndjekurit Skënder Tufa dhe Agim Kollçaku, qëlluan me qese me miell në drejtim të makinës së kreut te ekzekutivit përballë Parlamentit 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...