Aksidentohet për vdekje efektivi i policisë

15 Shtator 2012 - 16:32      

Një efektiv i policisë kufitare ka gjetur vdekjen gjatë një aksidenti automobilistik në Gjirokastër.

Gjirokastër, 15 shtator - Një efektiv i policisë kufitare ka gjetur vdekjen gjatë një aksidenti automobilistik në Gjirokastër.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, kur makina në të cilën udhëtonte 51-vjeçari Miho Mihali, në aksin Krinë-Asim Zeneli, humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u aksidentuar, transmeton TCH.

Efektivi i policisë, i cili mendohet se në atë orë ishte duke u kthyer nga shërbimi, ka marrë plagë të rënda si rrjedhojë e përplasjes së fortë dhe ka humbur jetën në spital. Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...