Maqedonia kërkon ta angazhojë Arian Ademin në kombëtare

14 Shtator 2012 - 22:12      

Në horizont është një transfero sensacional i mesfushori të Dinamos, Arian Ademi (21) në kombëtaren e Maqedonisë! Gazeta sportive maqedonase Sport tashmë ka publikuar shllagerin me titull “Ademi

Zagreb, 14 shtator – Në horizont është një transfero sensacional i mesfushori të Dinamos, Arian Ademi (21) në kombëtaren e Maqedonisë! Gazeta sportive maqedonase Sport  tashmë ka publikuar shllagerin me titull “Ademi do t’i zgjidhte të gjitha problemet tona”, duke iu referuar bisedës së para disa ditëve ndërmjet kreut të Federatës së futbollit të Maqedonisë, Ilče Gorgijoski, me lojtarin shqiptar me prejardhje nga Maqedonia, i cili fillimisht ka luajtur për Shibenikun për të kaluar më pas në Dinamo të Zagrebit. Sipas gazetave kroate, tërë këtë e ka nisur djali i tezes së Arianit, lojtari i Kombëtares maqedonase, Agim Ibraimi (24), i cili e kishte sjellë Ademin në hotelin Esplanade dhe e ka njoftuar me krerët e FFM-së. Nëna e Arianit dhe ajo e Agimit janë motra, të lindura në Tetovë, andaj thuhet se Ademi do të mund ta merret pasaportën maqedonase menjëherë. Maqedonasit planifikojnë që Ademin ta angazhojnë që në ndeshjen kundër Kroacisë, më 12 tetor në Shkup. ..

Ademi me kombëtaren kroate U-19 pati fituar medaljen e bronztë në kampionatin evropian në Francë më 2010, kurse një vit më vonë u paraqit edhe botërorin e të rinjve në Kolumbi.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...