Alarm për bombë në Universitetin e Teksasit

14 Shtator 2012 - 21:42      

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk gjejnë qetësi. Universiteti i Teksasit ka evakuuar të gjithë ndërtesën pas marrjes së një telefonate, nga ku vinte një kërcënim për bombë, e cila dyshohet se ishte vendosur në ambientet e kampusit. Zyrtarë amerikanë thanë se nga kontrollet nuk janë gjetur bomba.Në alarmin e dhënë thuhej se të gjithë njerëzit e pranishëm

Teksas, 14 shtator - Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk gjejnë qetësi. Universiteti i Teksasit ka evakuuar të gjithë ndërtesën pas marrjes së një telefonate, nga ku vinte një kërcënim për bombë, e cila dyshohet se ishte vendosur në ambientet e kampusit. Zyrtarë amerikanë thanë se nga kontrollet nuk janë gjetur bomba.Në alarmin e dhënë thuhej se të gjithë njerëzit e pranishëm në kampus të evakuohen sa më larg të jetë e mundur.

Drejtori i Komunikimit në Universitetin e Teksasit, Rhonda Weldon tha se universiteti ka marrë një telefonatë rreth orës 8:35 nga një njeri që pretendon të jetë anëtarë i al-Kaidës.

Njeriu tha se ai do të vendoste bomba në të gjithë kampusin, duke dhënë një ultimatum 90 minutësh. Wheldon tha se të gjitha ndërtesat janë evakuuar në 09:50, si masë paraprake.

Edhe një tjetër universitet është evakuuar më herët, por ende nuk ka informacioni nëse këto dy ngjarje kanë lidhje me njëra- tjetrën.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...