Ligji i branitellave, me procedurë të shpejtë?!

14 Shtator 2012 - 21:28      

Si njoftojnë burime partiake në parlamentin e Maqedonisë, VMRO-DPMNE është duke menduar seriozisht të tërheqë ligjin për branitella dhe ta propozoj atë me procedurë të përshpejtuar, duke anashkaluar kështu komisionet parlamentare dhe stërgjatjen

Shkup, 14 shtator - Si njoftojnë burime partiake në parlamentin e Maqedonisë, VMRO-DPMNE është duke menduar seriozisht të tërheqë ligjin për branitella dhe ta propozoj atë me procedurë të përshpejtuar, duke anashkaluar kështu komisionet parlamentare dhe stërgjatjen e fjalimeve të deputetëve të BDI-së. Kjo, siç mëson ALSAT-M, ka qenë edhe pjesë e bisedimeve të sotme të kreut të partisë në pushtet, Nikolla Gruevski me partnerët e tij të koalicionit, që u zhvillua në hotelin Best Western në Shkup. Pas takimit, deputeti i kësaj partie, Ilija Dimovski zyrtarisht nuk e paralajmëroi një gjë të tillë, por tha se qëndrimi i partisë së tij dhe partnerëve të koalicionit mbetet i njëjtë: “Ligji për Branitellat është pozitiv dhe ka për t’u miratuar”. “Republika e Maqedonisë funksionon në bazë të Kushtetutës dhe në bazë të ligjeve. Kuvendi i RM-së funksionon në bazë të Rregullores dhe rregullave të tjera që ekzistojnë për punën e tij. Deputetët në kuadër të atyre mundësive veprojnë ashtu siç mendojnë, shohim se rregullorja ashtu siç është edhe sot mundëson një diapazon të gjerë të mundësive që të shfrytëzohen rregullat. Ajo që ne dëshirojmë të theksojmë sërish është se ligji për ‘Branitellat’, është ligj pozitiv i cili askujt nuk i merr kurrfarë të drejte dhe mundësie, përkundrazi e thellon këtë materie për të cilën tanimë ka një ligj të miratuar në RM. Prandaj vlerësojmë që partitë politike duhet ta tejkalojnë periudhën ku me emocione komentonin rreth ligjit për Branitella, dhe të bëjnë përpjekje që ta shohin në mënyrë racionale këtë propozim ligj”, u shpreh Dimovski.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...