Bayerni është klub planetar, Dortmundi lokal

14 Shtator 2012 - 15:23      

Sezoni në Bundesligën gjermane sapo ka filluar ndërsa beteja për titullin ka ‘marr dhenë’ . Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoenness tashmë ka filluar të "pickoj" mbrojtësit e titullit, Borussia Dortmundin, për të cilët tha se ka mbështetës vetëm në rajonin e tyre, North Rhine-Westphalia.

Munich, 14 shtator- Sezoni në Bundesligën gjermane sapo ka filluar ndërsa beteja për titullin ka ‘marr dhenë’ . Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoenness tashmë ka filluar të "pickoj" mbrojtësit e titullit, Borussia Dortmundin, për të cilët tha se ka mbështetës vetëm në rajonin e tyre, North Rhine-Westphalia.

"Bayern është një ekip global, ndërsa Borussia lokal, ekip rajonal. Ata kurrë nuk do të jenë në gjendje për të arritur sukseset që kemi arrit ne në 30 vitet e fundit. Mund të bëhen më të famshëm në qoftë se fitojnë 10 herë rresht titullin e kampionit të Gjermanisë," tha Hoenness në një deklaratë për mediat gjermane.

Në ndeshjen e parë këtë sezon, Bayern ka mposhtur Borussian për Super Kupën me rezultat 2-1, ndërsa kjo fitore njëkohësisht është triumfi i parë pas pesë humbjeve rresht kundër ‘milionerëve’.

Gjiganti bavarez i futbollit si objektivin kryesor të biznesit aktualisht ka pushtimin e tregut aziatik.

"Nëse ju shkoni në Pekin dhe u kërkoni kalimtarëve të rastit në rrugë t’u thonë emrin e një klub gjerman të futbollit, të gjithë do të thonë Bayern, e jo Dortmund", shtoi Hoenness me vetëbesim. Ndërsa beteja tjetër e madhe e këtyre rivalëve të përjetshëm në program është më një dhjetor në Munih në kuadër të Bundesligës.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...