Kelmendi i kërkuar në Bosnjë ka ikur në Kosovë?

14 Shtator 2012 - 12:35      

Naser Kelmendi, i cili i është shmangur arrestimit gjatë një aksioni policor në Bosnjë kundër krimit të organizuar, ndodhet në Pejë dhe sot do të shpallet fletarrestim ndërkombëtar për të. Kështu paralajmërojnë sot mediet e Bosanjës e Hercegovinës.
Se është në Pejë Naser Kelmendi, i cili ndodhet në listën e zezë amerikane si një narko diler i rrezikshëm, përveç TV Federale të BeH, ka pohuar edhe ministri i Sigurimit i BeH, Sadik Ahmetoviq.

Sarajevë, 14 shtator -  Naser Kelmendi, i cili i është shmangur arrestimit gjatë një aksioni policor në Bosnjë kundër krimit të organizuar, ndodhet në Pejë  dhe sot do të shpallet fletarrestim ndërkombëtar për të. Kështu paralajmërojnë sot mediet e Bosanjës e Hercegovinës.

Se është në Pejë Naser Kelmendi, i cili ndodhet në listën e zezë amerikane si një narko diler i rrezikshëm, përveç TV Federale të BeH, ka pohuar edhe ministri i  Sigurimit i BeH, Sadik Ahmetoviq.

Më herët, avokati i Kelemndit, Midhat Koço, kishte pohuar se me klientin e tij kishte biseduar me telefon dhe se ndodhej në Mal të Zi. Por, askush tjetër nuk ka mundur të kontaktojë me të në numrin e telefonit të dhënë nga avokati. Po ashtu ministri i Brendshëm i Malit të Zi kishte pohuar se nuk ka informacione për vendndodhjen e Kelmendit në Mal të Zi.

Gjatë aksionit të para disa ditëve ishin kontrolluar mbi 40 lokacione dhe arrestuar 25 persona, ndër ta edhe ish-shefi i Departamentit të drogës  të Agjencisë për hetime e mbrojtje, Bojan Cvijan.

 

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...