Mark Kashnjeti mohoi krimet mbi serbët në Prizren

14 Shtator 2012 - 10:42      

Mark Kashnjeti ka mohuar dje para Kolegjit për krime të luftës të Gjykatës së Lartë në Beograd, se ka bërë krime lufte mbi serbët në Prizren, në qershor të vitit 1999.
Në fillimit të procesit gjyqësor Kashnjeti ka hedhur poshtë pohimet e aktakuzës, duke i cilësuar të kurdisura e të trilluara. Ai po ashtu ka mohuar se ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe duke cekur se kurrë se ka veshur uniformën.

Beograd, 14 shtator - Mark Kashnjeti ka mohuar dje para Kolegjit për krime të luftës të Gjykatës së Lartë në Beograd, se ka bërë krime lufte mbi serbët në Prizren, në qershor të vitit 1999.

Në fillimit të procesit gjyqësor Kashnjeti ka hedhur poshtë pohimet e aktakuzës, duke i cilësuar të kurdisura e të trilluara. Ai po ashtu ka mohuar se ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe duke cekur se kurrë se ka veshur uniformën.

”Unë nuk e kam bërë këtë, unë s’jam ai njeri, as që i njoh të dëmtuarit”, ka deklaruar Kashnjeti para trupit gjykues i cili ngarkohet se me pjesëtarët e paidentifikuar të UÇK, më parë e ka rrëmbyer Ljubomir Zdravkoviqin dhe Bozhidar Gjuroviqin dhe duke iu kërcënuar se do t’i vrasin, i ka shoqëruar me dhunë deri në oborrin e një shtëpie ku i kanë mbajtur të mbyllur disa orë, raporton Rtk. Sipas aktakuzës të Prokurorisë për krime të lutës të Serbisë nga maji i këtij vit, Kashnjeti pas kësaj ata i ka transferuar deri në lagjen Ortokoll dhe u ka urdhëruar të shkojnë në Serbi „nëse duan të mbeten gjallë“.

Ai gjithashtu ngarkohet se ka krye krime lufte mbi civilët me qëllim që t’i detyrojë ta braktisin territorin e kësaj komune në jug të Kosovës.

„Atë ditë (më 14 qershor 1999) nuk kam qenë në vendin ku prokurori më vë në aktakuzë“, ka thënë Kashnjeti dhe ka shtuar se ka qenë në një librari dhe ka dëshmitarin që do ta vërtetojë këtë.

Para kolegjit penal sot ka dëshmuar i dëmtuari, Ljubomir Zdravkoviq i cili ka thënë se nuk e njeh të akuzuarin Kashnjetin dhe nuk i kujtohen personat të cilët e kanë rrëmbyer.

Ai e ka përshkruar situatën kur pjesëtarët e UÇK e kanë ndalë automjetin ku gjendej me Gjuroviqin, i kanë lidhur dhe i kanë dërguar deri në një shtëpi. Zdravkoviq ka mohuar se i kanë rrahur në oborr në duar e kokë, siç thuhet në aktakuzë, dhe ka shtuar se pas një apo dy ore i kanë dërguar deri në lagjen Ortokoll dhe i kanë lëshuar. „Na than: Tani në kolonë dhe drejtë për Serbi“ ka theksuar dëshmitari Zdravkoviq.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...