Jeton vetëm me tre çaja dhe gjysmë biskote në ditë

13 Shtator 2012 - 21:33      

Për shumë njerëz mund të duket si një dietë e zakonshme për rënien nga pesha. Por për nënën 28-vjeçare, e cila është e detyruar të konsumojë vetëm çaj dhe biskota, është një realitet.28-vjeçarja Suzanne Kettle është këshilluar nga mjekët që të pijë vetëm çaj dhe të konsumojë vetëm

Për shumë njerëz mund të duket si një dietë e zakonshme për rënien nga pesha. Por për nënën 28-vjeçare, e cila është e detyruar të konsumojë vetëm çaj dhe biskota, është një realitet.28-vjeçarja Suzanne Kettle është këshilluar nga mjekët që të pijë vetëm çaj dhe të konsumojë vetëm gjysmë biskote gjatë ditës, pasi vuan nga një sëmundje e rrallë në stomak, transmeton agjencia noa.

Kjo sëmundje e ndalon stomakun e saj për të tretur ushqimin.

Suzanne tashti konsumon vetëm tre filxhanë çaji në ditë dhe gjysmë biskote.

Nëna e një fëmije ka rënë në peshë dhe gjithashtu i është dashur të heqë dorë nga puna si shitëse në një dyqan fëmijësh, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Mjekët e kanë këshilluar të konsumojë vetëm çaj e gjysmën e biskotës, pasi në rast se konsumon ndonjë ushqim tjetër, menjëherë sëmuret.

“Është e pamundur, pasi ndjehem e pafuqishme, por më duhet të jem e pranishme në biznesin tim. Fillimisht kisha dhimbje të forta në stomak dhe ndjehesha e lodhur gjatë gjithë kohës. Djali mërzitej gjithnjë pasi nuk mund ta shoqëroja”, shprehet 28-vjeçarja.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...