Kloni i iphone 5 tashmë shitet në Kinë

13 Shtator 2012 - 19:52      

Celulari i ri i mençur iPhone 5, që u prezantua mbrëmë në Sa Fracisco dhe që aq shumë është i pëlqyer, tashmë mund të ballafaqohet me sfidën në Kinë – edhe pse akoma nuk ka dalë në publik.Sipas GizChina, së fundi GooPhone zbuloi telefonin e vet në fundin e muajit gusht dhe duket mjaft i ngjashëm me fotot e publikuara të iPhone 5.
GooPhone I5 funksionon

Pekin, 13 shtaor – Celulari i ri i mençur iPhone 5, që u prezantua mbrëmë në Sa Fracisco dhe që aq shumë është i pëlqyer, tashmë mund të ballafaqohet me sfidën në Kinë – edhe pse akoma nuk ka dalë në publik.Sipas GizChina, së fundi GooPhone zbuloi telefonin e vet në fundin e muajit gusht dhe duket mjaft i ngjashëm me fotot e publikuara të iPhone 5.

GooPhone I5 funksionon në platformën Android, mund të marrë një paraqitje prej 3.5 inçësh, në vend të asaj prej 4 inçësh, sa është përfolur të përfshihet në iPhone 5.

Sa për të tjerat, të dy smartfonët duken mjaft identikë, shkruan PC World Alabanian.

Raw Story raporton që GooPhone do të përfshijë një procesor 1.4 GHz quad-core, kamerë prej 8 megapiksellësh, ekran HD dhe themen e desktopit që është i ngjashëm me estetikën e ikonave në iPhone.

Sipas Bloomberg Businessweek, kjo pajisje kushton 300 dollarë. Nëse ky telefon i klonuar është një marrëveshje e vërtetë, Apple mund të ketë probleme më të mëdha se sa vetëm një betejë për çmim në Kinë.

Sipas Gizmodos, GooPhone, biznesi i smartfonit të Shenzhen Shenma Lianzhong e-Commerce, është duke planifikuar që ta padisë ndërmarrjen Apple nëse amerikanët provojnë të lëshojë në shitje iPhone 5 e vet, duke cituar shkeljet e patentave.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...