Vajza, merrni me qira një djalë në Paris

12 Shtator 2012 - 19:39      

Në kryeqyteti francez është hapur dyqani i parë, ku vajzat e pamartuara ose të etura për aventurë mund të kenë mundësi të marrin me qira një djalë sipas preferencave të tyre. Iniciativa tunduese është ndërmarrë nga faqja në internet që mundëson takimet mes njerëzve e quajtur “Adopto një djalë”

Paris, 12 shtator – Në kryeqyteti francez është hapur dyqani i parë, ku vajzat e pamartuara ose të etura për aventurë mund të kenë mundësi të marrin me qira një djalë sipas preferencave të tyre. Iniciativa tunduese është ndërmarrë nga faqja në internet që mundëson takimet mes njerëzve e quajtur “Adopto një djalë”, një tip supermaketi virtual takimesh ku vetëm fermat janë të autorizuara dhe të “privilegjuara” të kontaktojnë me meshkuj të të gjitha llojeve, dhe të marrin në shtëpinë e tyre të preferuarin e tyre ose ofertën e ditës. Dyqani, i cili ndodhet në qendër të Parisit, në lagjen Halle, ofron djem “prej mishi dhe gjaku”, të cilët ekspozohen brenda disa kutive gjigante prej xhami. Meshkujt në dyqan janë për të gjitha shijet: nga tipat muskoloz, të thjeshtë, deri tek ata më rock dhe shik, madje edhe aventurier apo notarë, transmeton BW. Ideatorët e dyqanit mendojnë se kjo ide mund t’i sjellë faqes në internet blerës të rinj, e cila deri më tani shënon rreth 4.7 milionë vizitorë. Dyqani do të qëndrojë i hapur vetëm një javë, për tu nisur më pas në një turn në Bruksel, Lausanne, Toulouse dhe Lyon.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...