Rroga e Ronaldos shkon në 15 milionë euro?

12 Shtator 2012 - 19:02      

Cristiano Ronaldo ka shpërthyer menjëherë pas mbylljes së afatit kalimtar të verës, duke theksuar se nuk ndihet më i lumtur te Reali i Madridit, por të gjitha shkaqet do t’i mbajë për vete. Kjo bëri që menjëherë klube të pasura si PSG, Manchester City dhe Manchester United

Madrid, 12 shtator - Cristiano Ronaldo ka shpërthyer menjëherë pas mbylljes së afatit kalimtar të verës, duke theksuar se nuk ndihet më i lumtur te Reali i Madridit, por të gjitha shkaqet do t’i mbajë për vete. Kjo bëri që menjëherë klube të pasura si PSG, Manchester City dhe Manchester United të hidhen në sulm pas tij, duke frikësuar jo pak Realin dhe stafin e tij drejtues, nga trajneri Jose Mourinho e deri te presidenti Florentino Perez. Ky i fundit, edhe pse mjaft i indinjuar me pakënaqësitë që Ronaldo i shfaqi hapur, duket se ka urdhëruar bashkëpunëtorët e tij që të punojnë për një kontratë të re me yllin portugez, i cili, duke parë milionat që ofrohen nga City, kërkon më shumë para.

E përditshmja spanjolle “Marca” zbulon se Perez ka bërë gati një marrëveshje prej 15 milionë eurosh në vit neto për Ronaldon, kundrejt 12 milionëve, sa ai fiton aktualisht. Në këtë mënyrë, klubi madrilen shpreson që t’ia rikthejë buzëqeshjen 27- vjeçarit, edhe pse kjo kontratë 15 milionëshe do t’i kushtojë në total mbi 23 milionë euro klubit mbretëror.  Paga e re (15 milionë euro) do t’i taksohet Realit me 52 për qind, çka do të thotë se për kontratën e re të Ronaldos, Perez duhet t’i paguajë shtetit spanjoll gati 8 milionë euro.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...