Tahir Dalipit i konfirmohet aktakuza

12 Shtator 2012 - 17:54      

Prokuroria Publike e Qarkut në Gjilan ka ngritur aktakuzën ndaj Tahir Dalipit, i cili dyshohet se më 28 prill të këtij viti, në kafiterinë “Oops Bar”, me paramendim dhe me dashje e ka privuar

Gjilan, 12 shtator - Prokuroria Publike e Qarkut në Gjilan ka ngritur aktakuzën ndaj Tahir Dalipit, i cili dyshohet se më 28 prill të këtij viti, në kafiterinë “Oops Bar”, me paramendim dhe me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Liridon Dushica. Aktakuza i është konfirmuar Dalipit dhe ai shumë shpejt pritet të ballafaqohet me dëshmitarët. Kjo ngjarje kishte tronditur opinion gjilanas andaj edhe interesimi rreth zbardhjes të së vërtetës, në veçanti nga familja-pala e dëmtuar, është jashtëzakonisht i madh.

Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori Afrim Shefkiu, i akuzuari Tahir Dalipi dyshohet se në mënyrë dinake e ka nxjerrë briskun nga xhepi dhe e ka goditur tri herë në kraharor, në gjoks e në shpinë Liridon Dushicën, me ç`rast i ka shkaktuar plagë vdekjeprurëse, nga të cilat ai ka vdekur në QKUK, njofton rajonipress.

Tahir Dalipi akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”. Ai ka pranuar në prokurori veprimet inkriminuese.

Sylë Dushica, prindi i të ndjerit, i është bashkëngjitur ndjekjes penale, duke dyshuar se në këtë konflikt janë të implikuar edhe Artan Maliqi dhe Veton Behluli.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...