Vritet ambasadori amerikan në Libi

12 Shtator 2012 - 13:18      

Vdekjeprurës ishte sulmi që iu bë mbrëmjes së djeshme selisë diplomatike amerikane në Bengazi të Libisë. Sipas lajmit të bërë publik nga Al Jazeera, ka humbur jetën ambasadori amerikan në Libi, Chris Stevens, si dhe 3 zyrtarë të lartë pranë Konsullatës Amerikane.

Bengazi, 12 shtator - Vdekjeprurës ishte sulmi që iu bë mbrëmjes së djeshme selisë diplomatike amerikane në Bengazi të Libisë. Sipas lajmit të bërë publik nga Al Jazeera, ka humbur jetën ambasadori amerikan në Libi, Chris Stevens, si dhe 3 zyrtarë të lartë pranë Konsullatës Amerikane.
Ende nuk dihet nëse ambasadori ndodhej në makinën e tij apo brenda në konsullatë, gjatë sulmit. Sekretarja e Departamentit të Shtetit, Hillary Clinton, konfirmoi se një punonjës i State Department u vra gjatë një sulmi të personave të armatosur kundër konsullatës amerikane në Bengazi, por pa dhënë detaje të tjera.
“Me zemër të copëtuar pranuam këtë humbje të madhe”, u shpreh Clinton për incidentin dhe shtoi se Uashingtoni po bashkëpunon me vende të tjera në botë, me qëllim që të mbrojë trupat diplomatikë, pas dhunës së ushtuar para ambasadës amerikane në Egjipt dhe sulmit në qytetin e dytë më të madh të Libisë, në përvjetorin e 11 Shtatorit.
Dhuna në Libi u përshkallëzua pas protestave të qindra manifestuesve, të cilët sulmuan Konsullatën e SHBA-së në Bengazi të Libisë. Shkak i këtyre protestave ishte filmi i regjisorit Sam Bacile, me titull “Pafajësia e Myslimanëve”. Sipas manifestuesve, ky film që flet për jetën e Profetit Muhamed, fyen Islamin.
Ndërkohë, sipas gazetës “Wall Street Journal”, filmi që shkaktoi episodet e dhunshme, u realizua nga një izraelito-amerikan, i cili e përshkruan Islamin si kanceri. Ky film thuhet se u financuar nga amerikanë hebrenj, por sipas regjisorit, është “një film me karakter politik dhe jo fetar”.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...