Serbia do të detyrohet ta njohë Kosovën

12 Shtator 2012 - 11:55      

Gjatë negociatave për anëtarësim në BE, Serbia do të detyrohet ta njohë Kosovën dhe këtë gjë duhet ta do ta bëjë esencialisht para anëtarësimit në BE, thotë kryetari i Këshillit për Politikë të Jashtme të Bundestagut Rupreht Polenz.

Berlin – Gjatë negociatave për anëtarësim në BE, Serbia do të detyrohet ta njohë Kosovën dhe këtë gjë duhet ta do ta bëjë esencialisht para anëtarësimit në BE, thotë  kryetari i Këshillit për Politikë të Jashtme të Bundestagut Rupreht Polenz.

Polenz ka thënë kështu duke u përgjigjur në pyetjen e Betas se çfarë duhet bërë që Gjermania të riaktivizohet në përkrahjen e Serbisë në rrugën e saj për në BE.

Polenz ka thënë se për këtë duhet plotësuar shumë kushte, duke shtuar se "është shumë me rëndësi se si Serbia do të sillet ndaj serbëve në Kosovë. Ne duam të shohim kufizim të strukturave paralele në aparatin udhëheqës e të sigurisë dhe që të pakësohet përkrahja financiare e tyre. Është e qartë se ky është një proces gradual, por këtë e presim dhe jo vetëm paralajmërime e fjalë, por edhe vepra", ka thënë Polenz për Beta-n.

I pyetur në konsideron se në fund të procesit të stabilizimit dhe të anëtarësimit të Serbisë në BE, ekziston njohja e Kosovës nga Serbia, Polenz ka dhënë përgjigje të qartë.

"Këtë gjë gjatë viteve dhe muajve të fundit ua kam thënë kështu bashkëbiseduesve të mi ng Serbia: mund të ndodhë, që pasi të dorëzohet kërkesa për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, të thuhet edhe: ‘Dërgojeni hartën tuaj me kufi’. “Këtë nuk do ta bëjmë”, ka thën Polenz .

"Për këtë arsye, ka shtuar ai, gjatë negociatave për anëtarësim nuk do të mund të anashkalohet që Serbia të njohë e e ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe kjo është mirë të ndodhë para anëtarësimit në BE”, ka thënë Polenz. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...