Edhe Jahjaga dënon sulmin

7 Shtator 2012 - 18:27      

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga me indinjatë të thellë dënon aktin terrorist, qyqar e tinëzar ndaj patrullës së policisë së Republikës së Kosovës dhe autokolonës së misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, në afërsi të Zubin Potokut, në të cilin sulm me armë nga prita persona të maskuar plagosën një pjesëtare të Policisë së Kosovës.

Prishtinë, 7 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga me indinjatë të thellë dënon aktin terrorist, qyqar e tinëzar ndaj patrullës së policisë së Republikës së Kosovës dhe autokolonës së misionit të BE-së për sundimin e ligjit, EULEX, në afërsi të Zubin Potokut, në të cilin sulm me armë nga prita persona të maskuar plagosën një pjesëtare të Policisë së Kosovës.

Sipas kumtesës nga Presidenca, Jahjaga shpreh përkushtimin dhe angazhimin e institucioneve që ata të cilët zunë pusi dhe sulmuan Policinë e Kosovës, duke rrezikuar jetën e pjesëtarëve të saj, do të zbulohen dhe do të marrin dënimin nga organet e drejtësisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...