Aziz Salihu: Meritoj të jem këshilltar për sport

1 Shtator 2012 - 10:32      

Aziz Salihu thotë se përmes sportit ka dhënë kontribut të madh për Kosovën. Për kontributin që e ka dhënë për vendin, Salihu kërkon të shpërblehet me një vend pune si këshilltar për sport. Fituesi i medaljes së bronztë olimpike thotë se vendin e punës duhet t'ia sigurojnë presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, apo kryeministri Hashim Thaçi.

Prishtinë, 1 shtator - Aziz Salihu thotë se përmes sportit ka dhënë kontribut të madh për Kosovën. Për kontributin që e ka dhënë për vendin, Salihu kërkon të shpërblehet me një vend pune si këshilltar për sport. Fituesi i medaljes së bronztë olimpike thotë se vendin e punës duhet t'ia sigurojnë presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, apo kryeministri Hashim Thaçi.

Me emërimin në postin e këshilltarit për sport në njërin nga institucionet e vendit, Salihu vlerëson se do të shtynte përpara sportin kosovar, shkruan Koha Ditore.

Aziz Salihu ka garuar në tri olimpiada, ndërsa është një nga themeluesit e sportit të pavarur të Kosovës. Muaj më parë dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Komitetit Olimpik të Kosovës i pakënaqur me punën e këtij institucioni dhe trajtimin që kishte në KOK.

"Jam në situatë të vështirë financiare. Nuk po mund të besoj që jam lënë kaq shumë anash nga shteti, kur dihet që unë kam dhënë kontribut të madh në sportin e Kosovës. Si çdo sportist që shpërblehet nga shteti i vet për meritat që ka pasur, meritoj edhe unë të kem një pozitë. Meritojë të jem këshilltar për sport ose i kryeministrit, ose i presidentes. Me angazhimin tim do të përfitonte shteti i Kosovës", ka thënë Aziz Salihu.

Ai bën thirrje që t'i bëhet një zgjidhje, në mënyrë që kjo të jetë hera e fundit që ngre zërin për të kërkuar atë që e meriton. Salihu ndihet i befasuar që presidentja dhe kryeministri nuk e pranojnë në takim.

Aziz Salihu thotë se Ministria për Kulturë, Rini e Sport nuk po i ndan mjetet që i takojnë si sportist i merituar.

"Para tetë muajsh më thanë që me aprovimin e Ligjit për sportistët e merituar do të marr edhe unë shpërblimin. Por kaluan tetë muaj dhe ende asgjë. I lus të gjithë që mos ta harrojnë sportistin më të madh në vend", ka thënë Salihu.

Ai në vitet e fundit ka organizuar shumë turne ndërkombëtarë të boksit ku u paraqitën boksierë nga Kosova, Shqipëria e vende të ndryshme evropiane.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...