Zjarret bëjnë kërdi, Qeveria s’e thërret Këshillin për Siguri

27 Gusht 2012 - 13:11      

Javët e fundit, zjarret kanë shkatërruar qindra hektarë pyje në vise të ndryshme të vendit, thuhet në një komunikatë LDK-së. Vazhdimi i kësaj katastrofe tregon paaftësinë e Qeverisë së Kosovës për t’u përballur me këtë gjendje të rendë dhe neglizhencën institucionale për të mbrojtur pasurinë kombëtare të Kosovës.
Deri tani, kryeministri dhe Qeveria e Kosovës nuk ka qenë në gjendje që të thërrasin Këshillin për Siguri të Kosovës në mënyrë që të koordinojnë aktivitetet e parandalimit, shuarjes dhe shpëtimit nga zjarri të zonave malore.

Prishtinë, 27 gusht - Javët e fundit, zjarret kanë shkatërruar qindra hektarë pyje në vise të ndryshme të vendit, thuhet në një komunikatë LDK-së. Vazhdimi i kësaj katastrofe tregon paaftësinë e Qeverisë së Kosovës për t’u përballur me këtë gjendje të rendë dhe neglizhencën institucionale për të mbrojtur pasurinë kombëtare të Kosovës.

Deri tani, kryeministri dhe Qeveria e Kosovës nuk ka qenë në gjendje që të thërrasin Këshillin për Siguri të Kosovës në mënyrë që të koordinojnë aktivitetet e parandalimit, shuarjes dhe shpëtimit nga zjarri të zonave malore.

Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme deri tani shihet që nuk posedon kapacitetet elementare të bëjë koordinimin dhe punën e saj për të ndalur këtë katastrofë.

Shumë zjarrfikës po mundohen me të gjitha mjetet të kryejnë punën e tyre, por ata janë lënë në mëshirën e fatit në terrene të rrezikshme për jetën e tyre. LDK vlerëson lartë angazhimin e gjithë atyre zjarrfikësve që nuk po e kursejnë veten e tyre për të përmbushur detyrat që kanë.

LDK është e vetëdijshme për kapacitetet modeste teknike të institucioneve profesionale pasi që mungojnë edhe pajisjet më elementare të duhura si: bombolat për shuarjen e zjarrit, hidrantët, kamionët apo edhe helikopterët. Sidoqoftë, mosinteresimi total i ministrave të linjës dhe qeverisë në përgjithësi flet për një realitet të hidhur ku nuk ekziston as edhe një deklaratë e vetme që tregon shqetësimin e këtyre zyrtarëve të shtetit apo edhe një thirrje për ndihmë  nga KFOR-i apo shtetet fqinje.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...