AKEA e do tërë Kosovën

21 Gusht 2012 - 09:08      

Pas më shumë se 20 vjetëve, Husamedin Abazi, që sipas bashkëpunëtorëve të tij e ka menduar këtë gjë, e udhëheq një prej organizatave më të fuqishme joqeveritare në Kosovë, më saktë Asociacionin për Kulturë, Edukim dhe Arsimim (AKEA) e regjistruar më 2004. Organizata ka nisur punën mu në kohën kur shefi i Qeverisë së Kosovës, (2003- 2004), Bajram Rexhepi, thotë se nuk e kanë lejuar që të dërgojë në Kuvend një projektligj i cili do ndalonte veprimtarinë e organizatave të dyshimta.

Prishtinë, 21 gusht – Pas më shumë se 20 vjetëve, Husamedin Abazi, që sipas bashkëpunëtorëve të tij e ka menduar këtë gjë, e udhëheq një prej organizatave më të fuqishme joqeveritare në Kosovë, më saktë Asociacionin për Kulturë, Edukim dhe Arsimim (AKEA) e regjistruar më 2004. Organizata ka nisur punën mu në kohën kur shefi i Qeverisë së Kosovës, (2003- 2004), Bajram Rexhepi, thotë se nuk e kanë lejuar që të dërgojë në Kuvend një projektligj i cili do ndalonte veprimtarinë e organizatave të dyshimta.

Zyrtarisht Abazi thotë se kjo organizatë ishte ideja e një grupi të studentëve të Universitetit të Prishtinës, prej të cilëve përmend Behar Avdiun, Nhari Toskën, Bashkim Mehani, Ilir Xhoxhaj, Ilir Gashi. Sipas të dhënave të QKGH me 700 veprimtarë dhe mbi 80 anëtarë me të drejta të plota, logoja e AKEA-s, këtyre ditëve shihet pothuajse çdokund, në aktivitete kulturore, aktivitete të përbashkëta me ministri të Qeverisë së Kosovës etj… Ata që e njohin, dhe të tjerët (agjentë të shtetit) që e kanë përcjellë, janë të bindur se Abazi është lidhja kryesore e “Vëllazërisë Myslimane” në Kosovë.

“Vëllazëria Myslimane” ka si synim krijimin e Halifatit Islam në Botë, një ide e ngjashme kjo me ‘rendin e ri botëror”, ku bota do të kontrollohej nga një qendër të cilën e drejton shefi i “Vëllazërisë Myslimane”.

Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...