Dhoma e Posaçme e Supremes nuk i njeh individët si pronarë të pronave shoqërore

14 Gusht 2012 - 22:21      

Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme thotë se edhe pse zgjodhi qindra lëndë me konteste gjyqësore, asnjëherë nuk i njohu individët e caktuar si pronarë të tokave shoqërore. Kjo

Prishtinë, 14 gusht - Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme thotë se edhe pse zgjodhi qindra lëndë me konteste gjyqësore, asnjëherë nuk i njohu individët e caktuar si pronarë të tokave shoqërore. Kjo gjykatë nga themelimi i saj i kishte referuar te gjykatat komunalë 1450 lëndë, ndërsa për 875 lëndë të tjera vendosi vetë. Por me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për Dhomën e Posaçme, asnjë gjykatë komunale nuk ka të drejtë të zgjidhë këto lëndë. Asnjë centimetër tokë shtetërore në këto dy vjetët e fundit nuk është tjetërsuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme.

Të paktën kështu deklaron kreu i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, Sahit Sylejmani.

Ai pranon se institucioni që udhëheq ka referuar dhe ka vendosur gjithsej për 2 325 lëndë.

Por që të gjitha lëndët e zgjidhura nga trupi gjykues i Dhomës së Posaçme ishin në favor të kombinateve bujqësore.

Kjo dhomë që nga viti 2003, kur edhe është themeluar, kishte referuar 1450 lëndë tek gjykatat komunale, të cilët në shumicën e rasteve do të vendosnin në favor të paditësit duke dëmtuar pronën shoqërore.

Ndërsa, gjyqtarët e saj gjatë kësaj periudhe do të vendosnin për 875 lëndë. 

Manipulimet e mundshme të bëra në Gjykatën Komunale të Prishtinës në 15 raste për tokat shoqërore i kanë shkaktuar dëme shtetit rreth 60 milionë euro, e për këtë rast janë akuzuar 8 ish-gjyqtarë dhe 2 juristë.

Por mbetet i paqartë se cili do të jetë fati i këtyre qindra hektarëve të tjetërsuar.

I mbetet AKP-së të vendosë se si do të t’i trajtojë këto prona dhe nëse do të iniciojë ndonjë proces gjyqësor për kthimin e tyre.



Nëpërmjet një komunikimi elektronik, AKP-ja i ka thënë KTV-së se është në pritje të epilogut të procedurës penale në lidhje me aktakuzën e ngritur nga prokuroria e EULEX-it.

Por AKP-ja edhe ka precizuar se derisa vendimi gjyqësor është i formës së prerë, atëherë edhe AKP-ja i njeh personat e caktuar si pronarë të tokave, pavarësisht se ato dikur ishin pronë e shtetit.

Janë mijëra konteste pronësore të shndërruara në padi që presin për një shqyrtim gjyqësor në Dhomën e Posaçme.

Ngase me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për Dhomën e Posaçme, asnjë Gjykatë Komunale nuk ka të drejtë të gjykojë lëndët që kanë të bëjnë me konteste pronësore për tokat shoqërore.

Prej janarit më se 1 mijë lëndë të tilla janë përcjellë nga komunalet tek Dhoma e Posaçme.



 

comments powered by Disqus

Rrjetet sociale

Të tjera

E treta, e vërteta

2 Gusht 2015 - 12:07

E mira e qyteteve kufitare

2 Gusht 2015 - 12:05

Ushtria kineze – e korruptuar

2 Gusht 2015 - 12:02

Sulmon policin, arrestohet

2 Gusht 2015 - 11:59

Karikatura e ditës

Jeton Mikullovci
Galeria >

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...