Lamtumirë Londër, mirupafshim në Rio më 2016

12 Gusht 2012 - 22:26      

Pas 16 ditëve garuese, me ceremoninë e sontme në stadiumin olimpik në Londër, që filloi në orën 22 sipas kohës sonë, edhe zyrtarisht përfunduan Lojërat Olimpike të XXX Londra 2012.

Londër, 12 gusht – Pas 16 ditëve garuese, me ceremoninë e sontme në stadiumin olimpik në Londër, që filloi në orën 22 sipas kohës sonë, edhe zyrtarisht përfunduan Lojërat Olimpike të XXX Londra 2012. Në programin e mbylljes të emërtuar “Simfonia e muzikës britanike”, do të marrin pjesë mbi 4 100 performues, në mesin e të cilëve 3 500 vullnetarë dhe 380 fëmijë nga një shkollë e afërme me stadiumin olimpik.

Ceremonia përmbyllëse është punuar nga koreografi vendës Kim Gavin, me të cilën u nderuan të arriturat e pop muzikës britanike në 50 dekadat e fundit.

Për gati tri orë të plota shikuesit në stadium, por edhe qindra milionë të tjerë pranë ekraneve televizive anembanë botës patën rastin të dëgjojnë dhe të argëtohen me muzikën e George Michael, grupit Muse, duetit Pet Shop Boys, Take That, këngëtares Jessie J dhe Orkestrës Simfonike Britanike.

Kulmi është riparaqitja në skenë e grupit shumë të popullarizuar dikur Spice Girls, në mesine  të cilave është edhe Victoria Beckham, bashkëshortja e futbollistit më me nam anglez, David Beckham.

Në fund të ceremonisë mbyllëse, flamuri olimpik iu dorëzua organizatorit të Lojërave Olimpike të ardhshme të vitit 2016, Rio de Janeiros së Brazilit.

Flamurin e zbriti prefekti i Londrës Boris Johnson, duke ia dorëzuar kryetarit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jacque Rogge, kurse ky prefektit të Rios, Eduardo Paeso. Pas fjalës së Rogg, do të fiket flaka olimpike, gjë që simbolizon edhe mbylljen zyrtare të olimpiadës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...