Sportistët amerikanë kthyen primatin me medalje

12 Gusht 2012 - 20:27      

Sportistët e SHBA-së e kthyen primatin sa i përket fitimit të numrit më të madh të medaljeve olimpike, që e kishin humbur para katër vjetëve në Pekin. Ata në LOV Londra 2012 fituan gjithsej 17 medalje më shumë se Kina, kurse sa i përket vetëm medaljeve të arta fituan tetë më shumë se sportistët kinezë.

Londër, 12 gusht – Sportistët e SHBA-së e kthyen primatin sa i përket fitimit të numrit më të madh të medaljeve olimpike, që e kishin humbur para katër vjetëve në Pekin. Ata në LOV Londra 2012 fituan gjithsej 17 medalje më shumë se Kina, kurse sa i përket vetëm medaljeve të arta fituan tetë më shumë se sportistët kinezë.

SAD 46 29 29 104

Në Londër, sportistët amerikanë fituan 104 medalje olimpike, nga to 46 të arta, 29 të argjendta dhe po ashtu 29 të bronzta, kurse kinezët e përmbyllën me gjithsej 87 medalje olimpike, nga të cilat 38 të arta, 27 të argjendta dhe 22 të bronzta. Në krahasim me LOV Pekini 2008, amerikanët fituan 10 medalje të arta më shumë në Londër, kurse sportistët kinezë mbetën me minus 13 medalje të arta më pak se para katër vjetëve.

Pas sportistëve të këtyre dy shteteve, sportistët më të suksesshëm ishin ata vendës, të Britanisë së Madhe, të cilët fituan gjithsej 65 medalje, nga këto 29 të arta, 17 të argjendta dhe 19 të bronzta. Menjëherë pas vendësve renditen sportistët e Rusisë me 24 medalje të arta, pastaj ata të Koresë Jugore me 13 të arta, të Gjermanisë me 11, sa medalje të arta kanë fituar edhe sportistët e Francës, kurse në mesin e më të suksesshmëve janë edhe Italia e Hungaria me nga tetë medalje të arta. Pas tyre vijnë Australia, Japonia e Kazakistani me nga 7 të arta, Holanda dhe Ukraina me nga 6 medalje të arta e kështu me rashë.  

Gjithsej medalje olimpike fituan sportistët nga 85 shtete pjesëmarrëse. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...