Vaterpolo, Kroacia triumfon ndaj Italisë në finale

12 Gusht 2012 - 19:52      

Vaterpolistët e Kroacisë fituan sot medaljen e artë olimpike, pasi në ndeshjen finale mundën Italinë me rezultatin 8:6. Më i miri në mesin e kroatëve ishte portieri Paviq, i cili pati nëntë topa të mbrojtur. Ai tha se i duhej të mbronte shkëlqyeshëm, sepse i kishte premtuar të birit se do t’ia sillte medaljen e artë nga Londra, raporton Veçernji list.

Londër, 12 gusht – Vaterpolistët e Kroacisë fituan sot medaljen e artë olimpike, pasi në ndeshjen finale mundën Italinë me rezultatin 8:6. Më i miri në mesin e kroatëve ishte portieri Paviq, i cili pati nëntë topa të mbrojtur. Ai tha se i duhej të mbronte shkëlqyeshëm, sepse i kishte premtuar të birit se do t’ia sillte medaljen  e artë nga Londra, raporton Veçernji list.

“Mbrëmë për pak nuk kam vdekur pasi djali filloi të qante për arsye se ndoshta nuk do t’ia sillja medaljen e artë nga Londra. Por, djali im, e arta mbërrin në shtëpi”, tha ai për gazetën.

Kjo ishte medalja e tretë e artë për Kroacinë dhe ky është suksesi më i madh i sportistëve të këtij vendi në olimpiadat e deritashme.

Medaljen e bronztë e fitoi Serbia, vaterpolistët e së cilës në luftë për vendin e tretë sot mposhtën Malin e Zi me rezultatin 12:11, megjithëse ishin në disavantazh prej tre golave. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...