Reprizë e Pekinit, SHBA-ja e artë, Spanja e argjendtë

12 Gusht 2012 - 18:36      

Basketbollistët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e fituan sot pasdite medaljen e artë olimpike, pasi në ndeshjen finale kundër Spanjës arritën fitore me rezultat 107:100.

Londër, 12 gusht - Basketbollistët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e fituan sot pasdite medaljen e artë olimpike, pasi në ndeshjen finale kundër Spanjës arritën fitore me rezultat 107:100.

Kësisoj, Dream Team reprizoi epilogun e katër vjetëve më parë në olimpiadën e Pekinit, kur qe takuar dhe e pati fituar medaljen e artë kundër spanjollëve.

Kësaj here amerikanëve iu doli më shumë punë se në Pekin, por pos vetë spanjollëve pak kush dyshoi se basketbollistët e SHBA-së edhe në Londër do të stolisen me të artën, që është e 14-ta e artë e tyre në olimpiada.

Lojtari më efikas në radhë e amerikanëve ishte Kevin Durant, me 30 pikë, derisa LeBron James shënoi 19 pikë, ndërsa Kobe Bryant shtoi edhe 17 pikë të tjera.

Në mesin e spanjollëve, më së shumti pikë shënoi Pau Gasol, 24 gjithsej, i ndihmuar nga Navarro me 21 pikë.

Në turneun olimpik të basketbollit në Londër sot u zhvilluan edhe beteja për medaljen e bronztë, që i takoi Rusisë, basketbollistët e së cilës ia dolën të mposhtin Argjentinën në minutën e fundit të lojës, me rezultat 81:77.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...