Bolt: Erdha të bëhem legjendë, dhe u bëra

12 Gusht 2012 - 14:55      

Sprinteri xhamajkian Usain Bolt është shprehur i lumtur me fitoret e korrura në Olimpiadën Verore, Londra 2012.
Ai në kuadër të ekipit të Xhamajkës, fitoi një ditë më parë në stafetën olimpike të meshkujve 4 X 100 duke thyer edhe rekordin botëror.

Londër, 12 gusht  - Sprinteri xhamajkian Usain Bolt është shprehur i lumtur me fitoret e korrura në Olimpiadën Verore, Londra 2012.

Ai në kuadër të ekipit të Xhamajkës, fitoi një ditë më parë në stafetën olimpike të meshkujve 4 X 100 duke thyer edhe rekordin botëror.

Por, para  kësaj, Bolti rrëmbeu dy medalje të arta në vrapimet e shpejta në 100 dhe 200 metra.

“Ndjehem shkëlqyeshëm, Jam i lumtur për atë që bëra. Erdha këtu të bëhem legjendë, dhe tash jam (legjendë) dhe jam shumë i kënaqur me veten”, tha Bolt, transmeton REL.

Një kontstaim të tillë për sprinterin xhanjkian e ka dhënë edhe kreu i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik Zhak Rozhe, i cili disa ditë më pare kishte deklaruar se Bolt duhet të dëshmojë madhështinë, para se të deklarojë se është legjendë e gjallë.

“Më lejoni ta finalizojë këtë çështje: Usain Bolt është një legjendë aktive, ai është sprinteri më i mirë i të gjitha kohërave”, citon agjencia AP, presidentin Rozhe.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...