Londër: Atletët bashkohen në fushatën kundër urisë

12 Gusht 2012 - 14:01      

Disa prej atletëve më të spikatur në Lojrat Olimpike, përfshi etiopianen Tirunesh Dibaba, fituese në 10 mijë metra për femra, janë bashkuar në një fushatë kundër kequshqimit të fëmijeve në disa prej vendeve më të varfëra të botës.
Atletët i drejtuan një letër, kryeministrit të Britanisë së Madhe, David Cameron, përpara “samitit të urisë”, ose takimit të ardhshëm të G-8 në Londër, transmeton TCH.
Ata i kërkojnë në letrën e h

Londër, 12 gusht - Disa prej atletëve më të spikatur në Lojrat Olimpike, përfshi etiopianen Tirunesh Dibaba, fituese në 10 mijë metra për femra, janë bashkuar në një fushatë kundër kequshqimit të fëmijeve në disa prej vendeve më të varfëra të botës.

Atletët i drejtuan një letër, kryeministrit të Britanisë së Madhe, David Cameron, përpara “samitit të urisë”, ose takimit të ardhshëm të G-8 në Londër, transmeton TCH.

Ata i kërkojnë në letrën e hapur kryeministrit që ta shndërrojë luftën kundër urisë dhe varfërisë në botë në një përparësi të grupit të tetë vendeve më të industrializuara të botës.

Britania do të marrë presidencën e grupimit vitin e ardhshëm.

Në një përgjigje të Londrës zyrtare, “falënderohej” nisma dhe shprehej vendosmëria e qeverisë për të shndërruar në realitet kërkesat e drejtuar nga atletët.



 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...