Bolt i gatshëm të garojë në kërcim së gjati

12 Gusht 2012 - 13:45      

Sprinteri më i mirë i të gjitha kohërave, Usain Bolt, mund të jetë i gatshëm që të garojë në kërcim së gjati në Lojërat Olimpike të vitit 2016.
Ai ka arritur atë që ka dashur, duke u bërë njeriu i parë që fiton dy herë radhazi të artat në sprint në 100 dhe 200 metra dhe tash po kërkon një sfidë të re para se të pensionohet pas katër vitesh.

Londër, 12 gusht - Sprinteri më i mirë i të gjitha kohërave, Usain Bolt, mund të jetë i gatshëm që të garojë në kërcim së gjati në Lojërat Olimpike të vitit 2016.

Ai ka arritur atë që ka dashur, duke u bërë njeriu i parë që fiton dy herë radhazi të artat në sprint në 100 dhe 200 metra dhe tash po kërkon një sfidë të re para se të pensionohet pas katër vitesh.

"Unë kam arritur synimin që kisha, të bëhem legjendë, kështu që tash më duhet të gjej diçka të re që më motivon për të arritur gjëra të mëdha. Kërcimi së gjati është një gjë që gjithmonë kam dashur ta provoja", ka thënë Bolt.

Carl Lewisi, të cilin e kaloi Bolti si sprinteri më i mirë i të gjitha kohërave, ka fituar katër medalje të arta olimpike në kërcim së gjati si dhe dy olimpike në 100 metra sprint dhe një në 200 metra.

Bolt tash po shikon që të mbrojë titujt në 100 dhe 200 metra në Rio, si dhe të garojë në kërcim së gjati, para se të pensionohet.

Por ai ka thënë se nuk e ka ndërmend të garojë në 400 metra, edhe pse kampioni olimpik në 800 metra dhe rekordmeni i botës në këtë distancë, keniani David Rudisha, është shprehur i gatshëm për një garë të veçantë mes tyre në këtë distancë.

Bolti ditë më parë ka kritikuar amerikanin Lewis, pasi ky i fundit kishte aloduar se xhamajkasi është i dopinguar, pas rekordeve të botës që i vendosi në 100 dhe 200 metra sprint në Pekin katër vjet më parë.

"Unë nuk kam respekt për Carl Lewisin. Është nënçmuese mendimi i tij për atletët. Ai thjesht po kërkon vëmendje pasi askush nuk flet për të. Ka qenë shumë zhgënjyese për mua kur kam dëgjuar se çfarë po thotë. Kur njerëzit dyshojnë tek ne, është vërtet shumë e vështirë. Ne po japim maksimumin për t'i treguar botës se po vrapojmë pastër", ka thënë Bolt.

Bolt ka thënë se do të largohet pas katër viteve kur mbush 30 vjet, pasi të tjerët mund të bëhen tepër të shpejtë për të.

"Yohan Blake do të jetë në zjarr në katër vitet e ardhshme. Do të pëlqeja të largohesha më herët, para se ai të nisë të vrapojë tepër shpejt për mua", ka thënë Bolt. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...